Sport

Deklarata e Shoshit pas humbjes nga Flamurtari

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 03 May 2018

Sot Besa dhe Flamurtari u ndeshën në kuadër të xhiros së 30-të në Vala Superligë, ku skuadra pejane u deklasua me rezultat të thellë 0:4.

Kryetrajneri i Besës, Valdet Shoshi, u shpreh i zhgënjyer nga ky rezultat, ai tha se lojtarët e tij janë pa eksperiencë si dhe transferimet e reja nuk e treguan atë çfarë është pritur.

“Ishte shumë zhgënjyes, nuk na lëshoi forca në pjesën e dytë mirëpo pësuam në minutën e parë nga një gjuajtje e lirë ndoshta edhe dëshira e madhe dhe emocionet nuk po mund ti përballojmë. Fati sportiv na mungoi në pjesën e parë ku e kishim dominimin dhe rastet tona por nuk shënuam. Filluam pjesën e dytë ku pësuam menjëherë nga një gabim. Janë lojtarë pa eksperiencë si dhe përforcimet nuk kanë treguar atë që e kemi pritur, janë shumë faktorë. Flamurtari ishte me fat, menjëherë pjesën e dytë shënuan golin e dytë ku futbollistët nuk mundën ta përballojnë këtë rezultat e këtë presion dhe si rrjedhoj erdhi edhe deri te shkapërderdhja. Ata e deshën fitoren, neve na mbetet deri në fund të luftojmë sa të egzistojë matematika.” tha Shoshi për SSK.

-Advertisement-

I pyetur për rikthimin e veteranit Haxhi Zeka, Shoshi u përgjigj: “Kur në këto vite të detyrohet ta kthesh atë lojtarë atëherë nuk kam koment, shihet kualiteti i ekipës.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera