Sport

Deklarata e Munishit pas ndeshjes ndaj Vllaznisë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 19 March 2018

Feronikeli e ka humbur një mundësi të mirë për të mbajtur hapin me skuadrat që po luftojnë për kreun e renditjes, pasi nuk arriti më shumë se barazimi 0:0 me Vllazninë e Pozheranit, skuadër që renditet në pozitën e fundit.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi, Ismet Munishi, është shprehur i pakënaqur me atë që treguan futbollistët e tij, por e ka komentuar edhe lojën e rivalit.

“Është e vështirë të luash ndaj një skuadër që luan me të gjitha forcat në repartin e mbrojtës. Ne tentuam në të gjitha format, madje duke hedhur përpara edhe qendër mbrojtësit. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur, kjo ishte një ndër paraqitjet më të dobëta të skuadrës tonë këtë edicion”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.

-Advertisement-

Në ndeshjen e radhës, Feronikeli është mikpritës i Llapit, që po ashtu ka bërë hapa fals në rrugë për titull të kampionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera