Deklarata e Mirel Josës pas humbjes nga Llapi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/03/josa.jpg)
Autori: E.M
17:02 | 02 March 2019
Prishtina e ka pësuar edhe humbjen e dytë në Superligë në stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.
Kryeqytetasit u mposhtë nga Llapi më rezultat minimal 1-0, ndërsa pas ndeshjes foli edhe trajneri i bardhekaltërve, Mirel Josa.
“Gjërat janë komplikuar, por asgjë nuk ka përfunduar. Është shumë keq që humbëm sot, sidomos pas një pjese të parë që duhej të realizonim, duhej të ishim më të dendur në zonën e kundërshtarit. Në pjesën e dytë skuadra e humbi qetësinë, megjithëse janë disa momente që duhej të ruanim qetësinë dhe jo të luanim me topa të gjatë për të arritur në zonën e kundërshtarit. Te goli i realizuar duhej të kishim koordinim më të mirë me Dallkun dhe Bekteshin”, deklaroi Josa.
55 vjeçari gjithashtu foli edhe për duelin e radhës ndaj Feronikelit në mesjavë, teksa mundohet ta largojë presionin nga futbollistët e tij para këtij dueli.
“Kjo humbje nuk do të ndikojë për duelin e radhës ndaj Feronikelit. Duhet ta marrim me qetësi dhe ti zgjidhim problemet që kemi, sidomos pas kartonëve që morëm sot”, potencoi Josa.
Në fund ai komentoi edhe ndëshkimin që i erdhi në këtë ndeshje nga një ish-futbollist i tij.
“Nuk më vije keq fare që shënoi Januzi. Ai vitin e kaluar ishte lojtarë i yni, këtë vit është lojtarë i Llapit, ndaj kështu e ka futbolli”, mbylli Josa.
Kjo humbje e le Prishtinën pesë pikë prapa Feronikelit, më te cilin takohet të mërkurën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Gazeta inFokus/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/artikull-1.png)
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Mund ...
-
Tetë të plágosur pas përplasjes së një aeroplani në pistë në Toronto
Një aeroplan është përplasur dhe më pas si duket është rrokullisur në Aeropor...
-
17 vjet shtet – mesazh urimi për Osmanin vjen edhe nga Austria
Një mesazh urimi për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për presid...
-
Incident në Mitrovicën e Veriut: 12 shqiptarë, 10 prej tyre të mitur – ndalohen nga policia
12 persona, 10 prej tyre të mitur, janë ndaluar sonte nga policia e Kosovës p...
-
Osmanit i vjen urimi për Pavarësi edhe nga Mbreti i Suedisë
Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ...
-
Kurti: Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i një qëndrese të paepur ndaj sunduesit
Kryeministri Albin Kurti tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i n...
-
Nëntë persona të lënduar në një aksident në Klinë
Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku q...
-
Dr. Haxhi Ibishi, kandidati më i votuar në Klinë me rreth 3,000 vota!
Dr. Haxhi Ibishi është kandidati më i votuar në Klinë, duke fituar besimin ...
-
Presidenti Begaj i kërkon BE-së t’ia heq sanksionet Kosovës, thirrje 5 vendeve anëtare të saj ta njohin pavarësinë
Presidenti shqiptar Bajram Begaj me rastin e pritjes shtetërore për 17-vjetor...
-
Erdogani uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga homologu I...
-
17 vjet shtet, Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave të këtij vendi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sërish qytetarët me rastin e 17...
-
Grenell ofendohet rëndë nga serbët pasi uroi Pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “atë themeltar”
Pasi uroi ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejt...