Sport

Deklarata e Mirel Josa pas barazimit me Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 23 September 2017

“Gjilani shfaqi lodhje në pjesën e dytë, mundëm ta ndëshkojmë por nuk ia dolëm. Barazimi ishte normal, pasi të dy ekipet kanë mundur të shënojnë dhe të pësojnë”, deklaroi Josa për “Supersport”.

“Duhet të ishim më cilësor në krah. Me kombinimet në mesfushë nuk patëm problem”.

“Titulli? Ajo skuadër që luan me kujdes në mbrojtje dhe me shpejtësi në sulm, ka mundësi më të mëdha që të fitojë titullin në fund”.

-Advertisement-

“Sot e kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, ka bërë lojëra të mira këtë sezon dhe ka marrë pikë të rëndësishme”.

“Futbolli kosovar? Nuk dua ta krahasojë me atë të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Më pëlqejnë fushat dhe mënyra se si luhet këtu. Vetëm dy fusha s’kanë qenë në rregull, tjerat janë të pranueshme”, shtoi ai. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera