Sport

Deklarata e Gajur Rexhepit pas humbjes ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 28 October 2017

Prishtina mposhti Flamurtarin me rezultat 3:1.

Armend Dallku nga penalltia, Debatik Curri dhe Mërgim Pefqeli ishin realizator në fitoren e FC Prishtinës.

Golin e barazimit të përkohshëm për Flamurtarin e shënoi Mërgim Boshnjaku.

-Advertisement-

‘Timonieri’ i Flamurtarit Gajur Rexhepi, thotë se klubi i tij po kalon ditë të zeza. “Kemi lojtarë të dënuar. Fushën e dënuar. Ndaj Prishtinës e nisëm ndeshjen keq me një penallti e cila nuk e di se a ka ekzistuar apo jo. Portieri ka gabuar te goli i dytë. Prishtina është Prishtinë. Do të tentojmë që të luajmë mirë në ndeshjet e ardhshme. Flamurtarit po i ndodh gjithçka”, ka thënë pas ndeshjes për Supersport Kosovën, Gajur Rexhepi.

Flamurtari ndodhet e fundit në tabelë me 7 pikë të grumbulluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera