Deklarata e emisarit reth vendimit të BQK-së për dinarin serb, Bislimi: Rregullatori nuk e ka institucion superior z.Lajçak-un

Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 26 January 2024
Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore në bazë të së cilës thuhet se në Kosovë tani do të përdoret vetëm valuta euro dhe se nuk do të pranohen pagesat në valutën dinar. Pas reagimeve të shumta i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë pasoja negative për këtë vendim.
Për këtë deklaratë të Lajçakut foli sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Ai tha se Kosova e ka vetëm një valutë dhe ajo është euro.
E për sa i përket koordinimit për këtë rregullore, Bislimi tha se BQK-ja është institucion i pavarur qe i merr vendimet vet, teksa tha se rregullatori nuk e ka institucion superior z.Lajçak.
“Në Kosovë ka vetëm një valutë në qarkullim dhe cila kjo valutë e zgjedh BQK-ja si autoriteti i vetëm në zbatimin e politikës monetare në Kosovë. Do të thotë BQK-ja është autoriteti i vetëm që i përcakton politikat monetare dhe në zbatimin e politikave monetare është i pavarur. Të vetmen varësi e ka nga kushtetuta e Republikës së Kosovës. E Kushtetuta është e qartë në nenin 11. Në qoftëse ndërmjetësuesi del edhe thotë nuk ka koordinim, rregullatori nuk e ka institucion superior z.Lajçak, rrjedhimisht BQK-ja askund në hierarki nuk duhet që të koordinohet me persona jashtë tyre sepse kjo do të ishte manifestim i varësisë së tyre. BQK-ja ka shumë të qartë misionin. Zbatim i politikes monetare”, ka thënë ai.
Tutje Bislimi tha se as BQK-ja e as Kushtetuta nuk janë diskutuar në Bruksel, teksa tha se kushdo qe pyet pse BQK-ja e ka marrë këtë vendim ndërhynë në pavarësinë e këtij institucioni.
“Besoj që është shumë me rëndësi që edhe ndërmjetësuesi ta kuptojë që BQK-aj nuk është ngociu në Bruksel, neni 11. i Kushtetutës nuk është negociu në Bruksel, pavarësisë e BQK-së nuk është negociu dhe rrjedhimisht nuk duhet të preken. Çdo kush që e takon BQK-në dhe e pyet pse e keni marrë këtë vendim dhe si do ta zbatoni, ndërhynë në pavarësinë e këtij institucioni. Mendoj që gjithë ne duhet ta mbrojmë pavarësinë e BQK-së”, ka thënë ai.

Të tjera
-
26-vjetori i mạsạkrës në Tregun e Mitrovicës, Osmani: Ne kujtojmë dhe kërkojmë drejtësi
Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitro...
-
KEK inicion tender të negociuar në vlerë 137 milionë euro, Ymeri i LDK-së, ngreh dyshime për keqpërdorime
Korporata Energjetike e Kosovës ka iniciuar një proces të prokurimit publik p...
-
Aksidentohet autobusi në Duboc të Vushtrrisë – Vdes shoferi, disa nxënës të lënduar
Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri. ...
-
Ardhja e Thaçit në Kosovë, reagon djali i tij Endriti
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë në Kosovë. A...
-
Thaçi ende në QKUK, publikohen pamje brenda klinikës
Ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron ende brenda Klinikës Interne në QK...
-
Thaçi në Kosovë, reagon Çitaku: Dielli do të lind përsëri, President
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me vizitë...
-
Ushtarët hungarezë të KFOR-it bëjnë stërvitje me ngarkesa aktive
Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, zhvilluan stërvit...
-
Jashari takon Gjeneralin e Forcave të Armatosura shqiptare, shprehet falënderues për ndihmën ndaj FSK-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Prishtinës i shtohet një shesh i ri
Në Prishtinë është inauguruar një shesh i ri. Bëhet fjalë për sheshin “Erhard...
-
Çfarë do të bëjë Trump nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?
Në negociatat e deritanishme, ekipi i Donald Trump ka marrë atë që mund të qu...
-
Gjendet i vdẹkur një person në një hotel të Klinës
Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e hotel “Nora”, në Klinë. Ai...
-
“Oj k**rvë …” Sami Kurteshi eskalon me sharje ndaj komentuesit
Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi, që nga...