Lajme

Deklarata e çuditshme e kandidatit të VV-së për deputet: Albin Kurti po e bën Kosovën me 23 mijë foshnja për 10 muaj

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 17 December 2024

Një deklaratë tejet të çuditshme dhe njëkohësisht edhe qesharake e ka dhënë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Luan Gacaferi.

Ai ka thënë se falë kryeministrit, Albin Kurti, Kosova po bëhet me 23 mijë foshnje për 10 muaj, shkruan Gazeta Infokus.

“Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Gacaferi njihet për postime të shumta në rrjete sociale, dhe përkrahje të pakushtëzuar ndaj partisë në pushtet, derisa për zgjedhjet e 9 shkurtit ai është në listën e LVV-së nga Partia “Guxo”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera