Sport

Deklarata e Bunjakut pasi FFK ia dha edhe dy ndeshje

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 08 September 2017
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka falënderuar FFK-në për mundësinë e dhënë.
Ai tha që vendimi për ta lënë Kosovën ishte shumë i vështirë.

“Për mua Kosova ka qenë një sfidë dhe një moment shumë i rëndësishëm. Qëllimi ynë ka qenë krijimi i Kombëtares. Besoj se kemi bërë një punë të mirë që jep shpresë për të ardhmen. Tashmë varet më shumë prej lojtarëve, të cilët tash duhet të rriten në skuadrat e tyre”.

“Loja ndaj Kroacisë më jep shpresë se Kosova ka një të ardhme shumë të mirë me një grup të lojtarëve me prespektivë”, ka shtuar ai.

“Vendimi për t’u larguar nuk ka qenë i lehtë. Do te jem falënderues gjithmonë për këtë mundësi që më është dhënë pasi kjo periudhë do të ketë vend në pjesën kryesore të karrierës sime”, ka thënë mes tjerash Bunjaki në konferencë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera