Sport

Deklarata e Bekim Isufit pas fitores ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 24 Tetor 2021

Skuadra e Ballkanit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 11-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i ‘portokallinjve’, Bekim Isufi, i cili është shprehu i kënaqur me triumfin e arritur ndaj kryeqytetasve.

“Në tërësi jam i kënaqur me interpretimin e lojës, është pa nga minuta e parë që kemi hy ndryshe me rrezik tjetër, kemi bërë presion të lartë”, tha fillimisht Bekim Isufi për Art Sport.

-Advertisement-

“E kemi kontrolluar ndeshjen dhe pozicionohet e kundërshtarit, në momentet kur kanë liruar korridoret dhe i kemi shfrytëzuar”.

“Kur luan ndaj ekipeve që din të mbrohen, nganjëherë faktori i 1 lojtari më shumë nuk çon peshë,por kemi pasur koncentrim dhe raste, andaj me plotë meritë kemi fituar këtë duel ndaj Prishtinës”, tha Isufi.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani kryeson Superligën me 21 pikë, kurse Prishtina mbetet e pesta me 13 sosh./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy