Sport

Deklarata e Arsim Thaqit pas humbjes nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 27 March 2019

Flamurtari pësoi disfatë nga Prishtina me rezultat 3-0, në ndeshjen e javës së 23-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Flamurtarit, Arsim Thaqi për mikrofonin e “Super Sport Kosovës”, tregoi shkaktarët të cilët quan në humbjen e skuadrës së tij.

“Aty ku Prishtina ishte më e fortë ne kishim mungesa. U munduam të mbulojmë mungesat e Lorik Maxhunit dhe Gentrit Dumanit, por nuk ja dolëm dhe Prishtina na ndëshkoi pikërisht nga krahët”, deklaroi Thaqi, teksa ndër të tjerash ai shtoi:

-Advertisement-

“Prishtina ka ekip me cilesorë se ne dhe këtë duhet pranuar. Ndoshta edhe presioni i pikëve e ka bërë të vetën pasi që gjendemi në pozitë jo shumë të mirë në renditjen tabelare dhe kjo ka bërë që ne të mos jemi ekip që është dashur të jemi”, mbylli Thaqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera