Sport

Deklarata e Ardian Nuhiut pas fitores së Dritës

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 09 December 2020

Drita mposhti Drenicën 3-0 në kuadër të javës së 17-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas kësaj fitore, ‘Intelektualet’ vazhdojnë të mbajnë kreun e tabelës me 39 pikë.

Pas kësaj fitore, për Art Sport, ka folur trajneri i Dritës Ardian Nuhiu, i cili është shprehur i lumtur për këtë fitore.

-Advertisement-

“Meqenëse orari është shumë i ngjeshur, në këtë takim kemi luajtur një lojë të mirë, teksa kemi bllokuar edhe kundërshtarin në pikët më të forta. I përgëzoj futbollistët për ndeshjen e mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës” ka thënë Nuhiu.

Ndeshjen e radhës Drita e pret Arbërinë me 14 dhjetor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera