Lajme

“Degradimi i raporteve me SHBA-të, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik”

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 29 January 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se degradimi i raporteve me ShBA-të, për Kosovën, sipas tij, nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror.

Tahiri ka shkruar në Facebook se për këtë gjendje s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet”. Kjo është fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës tonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti. Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë. Por ja që po ndodhë e po shpaloset përpara syve tanë. Degradimi i raporteve me SHBA-të, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror. Për këtë gjendje, s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera