Dega e AAK-së në Pejë sot në takim me diasporën (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 29 July 2017
Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Gazmend Muhaxheri do të zhvillojë sot një takim me diasporën pejane në hotelin Dukagjini të këtij vendi.
Takimi pritet të fillojë prej ores 11:00, transmeton Indeksonline.
Dega e AAK-së në Pejë ka shprehur shqetësimin e saj që ta bëjnë këtë takim me diasporën ku edhe do të bisedohet rreth aktualiteteve të ndryshme politike.
Komunikata e plotë e AAK në Pejë:
Të humbur nga paniku i humbjes – Komuna e Pejës dhe kryetari Gazmend Muhaxheri, po manipulojnë duke tentuar të politizojnë për qëllime elektorale edhe bashkëatdhetarët.
Pas politizimit të të gjitha poreve të jetës në komunën e Pejës, nisur nga administrata, kultura, arsimi, sporti, shëndetësia, tashmë komunarët e Pejës të prirë nga Gazmend Muhaxheri një praktikë të tillë të rrezikshme po e aplikojnë edhe me Diasporën duke përdorur takimet me bashkëatdhetarët për qëllime politike-elektorale.
Në këtë kuadër, AAK – Dega në Pejë shprehë shqetësimin e saj, ndaj një ftese publike që Komuna e Pejës e ka bërë, në drejtim të bashkëatdhetarëve për një takim të sotëm, e në të cilin bëhet thirrje për bashkëbisedim rreth, siç thuhet në ftesë mes tjerash, ‘Aktualiteteve politike’.
AAK – Dega në Pejë i bënë thirrje Gazmend Muhaxherit, që duke përdorur autoritetin zyrtar të mos manipulojë edhe me diasporën, meqë kjo shtresë e popullatës tonë, është ndër pjesët më të shenjta dhe më meritore e kontributdhënëse në ndërtimin e shtetit në të gjitha periudhat.
Gazmend! Diaspora jonë, nuk ka nevojë për tubime elektorale. Bashkëatdhetarët kanë nevojë për mikpritje, lehtësim procedurash administrative, lehtësim në qarkullim trafiku në qytet, e jo kaos siç e ke bërë, dhe mbi të gjitha bashkëatdhetarët tonë kanë nevojë për mos tentim manipulimi politik nga ana yte.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...