“DeepSeek” hedh modelin e ri të imazheve

Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 30 January 2025
Investitorët rivlerësuan ndikimet ekonomike të modeleve që po përparojnë me shpejtësi të kompanise së re kineze të teknologjisë “DeepSeek”, duke përfshirë prodhueshin e imazheve të sapopublikuar “Janus-Pro-7B”.
Kompania me bazë në Hangzhou, njoftoi se modeli i saj i ri e tejkalon “DALL-E 3” të “OpenAI” në standarde, ndërsa aplikacioni i saj ndihmës “DeepSeek” e ka kaluar “ChatGPT” në shkarkimet ne “App Store” në ShBA. “DeepSeek” shpalli gjithashtu se kishte kufizuar përkohësisht regjistrimet e përdoruesve të rinj pas një sulmi
“Nëse është e vërtetë që ‘DeepSeek’ është ‘kurthi më i mirë i miut’ proverbial, kjo mund të përmbysë të gjithë konceptin mbi AI-në që ka ndihmuar në nxitjen e tregjeve të aksioneve gjatë dy vjeteve të fundit,” tha Brian Jacobsen i “Annex Wealth Management”. “Kjo mund të nënkuptojë më pak kërkesë për mikroçipa, më pak nevojë për një shtim masiv të prodhimit të energjisë për të ushqyer modelet dhe më pak nevojë për qendra të dhënash në shkallë të gjerë.”
Momenti i modelit takohet me “maninë” e tregut.
Dy publikimet e “DeepSeek”-ut – “Janus-Pro-7B” dhe “DeepSeek-R1” vetëm ditë më parë – intensifikuan dyshimet ekzistuese. “Janus-Pro-7B”, një përmirësim i modelit të imazheve të dhjetorit, përdor 72 milionë imazhe sintetike për të arritur atë që zhvilluesit e quajnë “përparime të rëndësishme” si në të kuptuarit multimodal, ashtu edhe në aftësitë e ndjekjes së udhëzimeve për kalimin nga teksti në imazh.
Shifrat e “Silicon Valley e përforcuan alarmin. Investitori në aksionet e kompanive të reja, Marc Andreessen, e quajti ngritjen e “DeepSeek”-ut një “moment ‘Sputnik’-u”, duke e krahasuar atë me satelitin sovjetik që ndezi garën hapësinore.

Të tjera
-
Prishtinë: Arrestohen pesë persona, dyshohet se vodhën para të gatshme dhe parfume në një banesë
Pesë persona kanë rënë nën pranga për veprën penale “vjedhja” në Prishtinë mb...
-
Ministrat e BE-së do të diskutojnë huamarrjen e përbashkët për mbrojtjen
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën se si t...
-
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se Shtetet e Bashkuara i kis...
-
Projekti 18 milionë eurosh, nisin punimet për sheshin në rrugën “Xhorxh Bush”
Mëngjesin e sotëm kanë nisur punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet. ...
-
Pasi PDK publikoi skandalin e LVV-së në Gjilan, drejtoresha e Buxhetit dhe Financave, Herolinda Murati-Leka, jep dorëheqje
Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-...
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër viziton Kosovën, takon Osmanin e Kurtin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën nesër, ...
-
Musk dhe Rubio grinden me ministrin polak për Starlink në Ukrainë
Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe miliarderi i teknologjisë Elon Musk kanë ...
-
18 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës
Në Vjenë të Austrisë, më 10 mars 2007, mbaruan bisedimet për statusin përfund...
-
Një person në Istog gris gjobën dhe sụlmon policin
Një person është arrestuar në Istog pasi dyshohet se pasi i është shqiptuar g...
-
Kontrata 18 milionëshe, nisin sot punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’
Sot nisin punimet për transformimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. ...
-
E tmerrshme: I postoi fotografi ish të dashurës me mbishkrimin se ofron shërbime sẹksụale, Prokuroria kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit n...
-
KQZ sot shqyrton kërkesën e QNR-së për hapjen e 15 kutive të votimit – a do të zvarritet edhe më tej shpallja e rezultateve?
Nuk ka ndodhur kurrë më parë që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mos...