Lajme

Dedikimi prekës i bashkëshortës së Calit

Autori: Islam Morina 08:26 | 25 September 2020

Dje me udhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë është arrestuar ish komandanti i UÇK-së, Sali Mustafa – CALI, shkruan Gazeta inFokus.

E pa informuar për këtë rast ishte zënë edhe bashkëshortja, njëherit edhe bashkëluftarja e tij, Vlora Sopi. Ajo me një dedikim prekës dhe tejet emocional nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shprehur përkrahjen dhe besimin në pafajësinë e bashkëshortit të saj. Vlora Sopi është ish luftare e UÇK-së, e plagosur në luftë dhe motër e dëshmorit Sokol Sopi.

Postimi i plotë i saj:

-Advertisement-

“Sot në ora nëntë të mëngjesit Cali më lajmëroi se gjendet në aeroport drejt Hagës. Ndonëse nuk u informuam më herët dhe nuk e ditëm, sot ndodhi arrestimi i ushtarit të UÇK-së, bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mijë, Bunës dhe Skifterit.

Si bashkluftëtarja e tij dhe bashkudhëtarja e tij, që jo rastësisht jemi bashkë, kemi kaluar sfida ndër më të rënda dhe kemi krijuar një jetë të shëndoshë dhe shumë të lumtur me dy yjet tanë.

Calin prej që e njoh, tash e 20 vite, me të gjithë qenien dhe potencialin e tij ka punuar për çështjen kombëtare, për çlirim, liri, atdhe, komb dhe familje.

Unë jam e bindur që Cali do të kthehet në gjirin tonë familjar dhe në atdheun ku dha shumë për të!

Jam shumë krenare që jam bashkëshortja, mikja, “ministrja e brendshme” dhe nëna e fëmijëve të tij.

Krenare me veprimtarinë tënde!

HEROI YNË! ❤️”, kishte shkruar bashkëshortja e Sali Mustafës, Vlora Sopi. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera