Lajme

Deda: Thaçi s`mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin krye në vete

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 03 July 2017

Njëri ndër themeluesit e Alternativës, Ilir Deda ka thënë se interesi shtetëror i Kosovës në dialog duhet të ndërtohet vetëm me konsensus të gjërë të partive politike.

“Ate nuk mund t’a ndërtojë asnjë bartës institucional krye në veti. Para se të ndërmerr hapa të njëanshëm, kryetari i Kosovës duhet të merr aprovimin e partive politike në Kosovë”.

“Hashim Thaçi nuk është person privat që të merret vesh me Aleksandër Vuçiqin për “fazë të re të dialogut” me Serbinë. Me historinë e tij në dialog ku nuk e ka përfaqësuar interesin e Kosovës dhe ku nuk e ka respektuar Kushtetutën, Thaçi si kryetar i Kosovës – dhe krye në vete – nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera