Lajme

Deda fton për një tryezë të gjitha partitë politike

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 24 August 2017

Deputeti i LAA, Ilir Deda ka bërë thirrje që zhbllokohet kriza institucionale.

Ai ka ftuar për organizimin e një tryeze politike, meqë asnjë  parti nuk i ka numrat e nevojshëm.

“Në mungesë të një atmosfere normale politike, ka ardhë koha që të dalim prej kësaj situate përmes një tryeze politike,  60me 60 jemi”, tha Deda.

-Advertisement-

Deda ka thënë se sipas ligjeve në fuqi, deputetët e Kuvendit nuk kanë të drejt që ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e problemeve politike.

Ai ka ripërseritur se ai dhe bashkëpartiakja e saj nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila në asnjë mënyë nuk do të përkrahin koalicionin PAN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera