Lajme

Deçan: Babai therr me thikë vajzën e tij, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 26 March 2022

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Prapaqan të Deçanit, një person ka therur me thikë vajzën e tij, shkruan Gazeta Infokus

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

Gjithashtu ai ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar nga policia.

-Advertisement-

“Mbrëmë rreth orës 21:15 policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka njoftuar Gashi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera