Sport

Debutimi i Ronaldos me Juventusin, ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Sky Italia

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 21 August 2018

Debutimi i Cristiano Ronaldos me Juventusin u shikua nga 2.3 milionë shikues në Itali, ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Sky Italia.

Ylli portugez u transferua këtë verë në Juventus për 2.3 milionë euro dhe debutoi për klubin e tij të ri në ndeshjen kundër Chievos. Edhe pse Ronaldo nuk arriti të shënojë gol në këtë ndeshje, Juventusi fituan me rezultat 3-2,.

Ndeshjen e shikuan 2,330,234 shikues, numër ky 68 përqind më i madh se sa numri i shikuesve në ndeshjen e parë të Juventusit sezonin e kaluar, në të cilën u ndeshën me Cagliarin.

-Advertisement-

Debutimi i Ronaldos gjithashtu u bë ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Sky Italia, pas ndeshjeve mes Juventusit dhe Interit në vitin 2013 dhe 2016, si dhe pas ndeshjes mes Romës në Juventus në gusht të vitit 2015.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera