Rozë

Debaton thuajse çdo ditë me Gretën, Eni Koçi tregon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 22 October 2017

Sa herë mund t’ju ketë ndodhur që të jeni grindur me motrën pasi i keni marrë ndonjë nga rrobat e saj?

Gjithmonë na ndodh që rrobat e saj të na duken më të bukura ose na shkojnë më shumë, fundja jo më kot është ajo shprehja “molla e ndaluar ka shijen më të mirë”.

E dimë që motra s’do të na i japë, por kjo pak rëndësi ka për ne, ne e marrim përsipër “rrezikun” dhe i veshim.

-Advertisement-

Një problem të tillë e kanë dhe motrat Koçi. E ftuar në “Xing me Ermalin”, Eni ka rrëfyer se ka ndodhur shpesh që të ketë debatuar me Gretën për rrobat.

E pyetur nga Ermali nëse je zënë ndonjëherë me Gretën për rrobat, Eni përgjigjet me sinqeritet: “Ou çdo ditë, jo zënë, por aty rrotull”. Mesa duket ky se qenka një fenomen i pashmangshëm. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera