Lajme

Debatohet për perspektiven e deputetëve të rinjë

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 24 July 2017

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR-KS) sot organizon debatin e radhës me temë “Perspektiva e deputetëve/eve të rinjë/reja mbi bashkëpunimin rajonal”.

Ky debat është i organizuar në kaudër të Political Youth Network (PYN). PYN është një rrjet ndërkombëtar i forumeve rinore që veprojnë si pjesë e 22 partive politike nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Ky debat do të ofrojë një platformë ku deputetët/et që janë përzgjedhë për herë të parë dhe që do të jenë pjesë e vendim-marrjes në Parlamentin e Kosovës të ndajnë me qytetarët pikëpamjet e tyre mbi bashkëpunimin rajonal, si çështje shumë me rëndësi në fushën e drejtësisë tranzicionale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera