Sport

Debatik Curri zbulon se a ka pasur ofertë për ta drejtuar skuadrën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 08 November 2020

Ndihmës-trajneri i skuadrës së Prishtinës, Debatik Curri, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, për të analizuar ndeshjet e javës së 11-të në Supeligë si dhe për gjendjen në ekipin kryeqytetas, shkruan Gazeta inFokus.

Curri ka zbuluar për herë të parë se ka pasur biseda me drejtuesit e klubit të Prishtinës për ta marrë drejtimin e skuadrës, por nuk ka qenë i gatshëm ta pranoj atë post.

“Kam pasur biseda me drejtuesit e klubit, mirëpo nuk kam qenë i gatshëm dhe kemi vazhduar bashkëpunimin që kemi pasur më parë”, ka thënë Curri.

-Advertisement-

Prishtina pas 10-të ndeshje të zhvilluara renditet e pesta me 14-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera