Lifestyle

Debat publik kulturor “Artistët për brezin e ri”

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 08 October 2024

Të premten në ‘Institutin Yunus Emre’ do të zhvillohet debati kulturor “Artistët për brezin e ri”.

Pjesë e diskutimit do të jenë profesoresha e solokëndimit, Elife Podvorica – Jashari dhe pianistja Pranvera Hoxha.

Në qendër të debatit do të jenë fëmijët të cilët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje të flasin rreth sfidave të tyre e të njohin artin e mirëfilltë.

-Advertisement-

Ky debat është organizuar në mënyrë vullnetare nga Dafina Smajli ndërsa vendin për mbajtjen e tij e ka siguruar Qendra Kulturore Turke.

Pra qëllimi i debatit është të diskutohet roli i edukimit muzikor dhe ndikimi i tij në zhvillimin e fëmijëve.

Debati do të fokusohet në rëndësinë e muzikës për aftësitë e të shprehurit, të dëgjuarit aktiv dhe zhvillimin emocional te fëmijët.

Gjithashtu, do të eksplorohet se si mësimi i muzikës mund të kontribuojë në rritjen e kreativitetit dhe përfshirjen e fëmijëve në art, si dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre emocionale dhe sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera