Debat në Kuvend për edukatën sẹksualẹ, Eman Rrahmani akuzon ministren Nagavci për keqpërdorim të kurrikulës
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 11 November 2024
Edukata seksuale ka shkaktuar debat në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet projekt-buxheti për vitin 2025.
Deputeti i larguar nga LVV, Eman Rrahmani ka folur për kurrikulën për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues. Ai tha se e ka lexuar dhe ka ndarë një pjesë të saj me deputetë.
“Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit t’iu tregojnë fëmijëve nga klasa e 1 deri në klasën e 12 se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre në shtëpitë e tyre. Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka miratuar që fëmijët të marrin një shembull një vajzë dhe një djalë që i qesin para gjithë shokëve të klasës dhe njërit ia mbyll sytë për 5 minuta e nxënësi tjetër ka me ia prek me dorë trupin me sytë mbyllur dhe pastaj do t’i ndërrojnë rolet e më pas do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organe kanë prekur”, tha Rrahmani.
Ai kërkoi nga ministrja Nagavci të tregojë se sa ka shpenzuar “gjatë mandatit për degjenerimin, rrezikimin e qenies dhe jetës së fëmijëve”.
Ministrja Arbërie Nagavci, i është përgjigjur kritikave të deputetit Eman Rrahmani.
Nagavci ka thënë se deputeti në fjalë çdo herë e ka keqpërdorur foltoren e Kuvendit për interesa personale.
“Është për keqardhje që të keqpërdoret kjo foltore siç keni bërë gjithmonë për interesat personale ose të një grupi. Thjeshtë dhe shkurt deputeti Rrahmani kurrikulat tona që i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mire edukimin e të gjithë vajzave dhe djemve. Në mënyrë që asnjë vajzë e as një djalë të mos keqpërdoret ashtu siç keni bërë deri me tani”, tha Nagavci.
Ministrja tutje shtoi se deputeti Rrahmani vazhdimisht e ka keqpërdor këtë foltore për të thënë së vajzat nuk shkojnë në shkollë për shkak të mbulesës.
“Sot që po flasim sado që ju jeni munduar që të manipuloni me vajza në familje, nuk kemi asnjë vajzë që nuk vijon shkollimin. Dhe sot e çdo ditë si ministre e arsimit do të angazhohem maksimalisht që të ketë një edukim të plotë për secilin vajzë dhe djalë, për shoqërinë tonë. Andaj kurrikulat janë dokumente publike në faqen e MASHT-it dhe ne i kemi promovuar disa herë”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...
-
LVV i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në m...