Lajme

De Riu: Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Italisë

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 18 March 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci priti në takim anbasadorin e Italisë, Antonello De Riu me të cilin ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit me Republikën e Italisë, duke qenë se Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës.

Ministrja Nagavci ka falënderuar ambasadorin De Riu për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës në fushën e arsimit dhe ka kërkuar përkrahje të mëtutjeshme profesionale të Qeverisë së Italisë.

Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, tha se arsimi dhe teknologjia janë shtyllat kryesore nga të cilat varet zhvillimi i një vendi, ndërkaq theksoi se Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Italisë edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera