Sport

De Gea vazhdon kontratën me Manchesterin

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 29 November 2018

Manchester Unitedit e ka aktivizuar opsionin në kontratën e portierit David de Geas, për t’ia zgjatur kontratën për edhe një sezon tjetër. Klubi dhe portieri spanjolli janë ende në bisedime për rinovimin e kësaj kontrate.

Kontrata e portierit spanjoll me klubin do të përfundonte gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, gjë që ia lejonte De Gea të nënshkruante një marrëveshje me ndonjë klub paraprakisht qysh nga 1 janari.

Manchester Unitedi e ka aktivizuar opsionin për t’ia vazhduar kontratën edhe për një sezon tjetër, opsion ky të cilin De Gea e kishte aprovuar më 11 shtator të vitit 2015.
De Gea u transferua në Manchester Unitedit më 1 korrik të vitit 2015 nga Atletico Madridi për 25 milionë euro. Që nga atëherë, ai e ka zënë vendin e parë në formacionin e skuadrës së “Djajve të kuq”, duke u konsideruar nga shumë persona si portieri më i mirë në botë.

-Advertisement-

Në vitin 2015, spanjolli kishte qenë afër transferimit në Real Madrid, madje ishte arritur marrëveshje mes dy klubeve. Për shkak se dokumentet ishin finalizuar vetëm pak minuta pasi ishte mbyllur afati kalimtar i verës, ky transferim kishte dështuar.

Që nga atëherë, çdo afat kalimtar ka sjellë dyshime mbi të ardhmen e portierit, i cili megjithatë pritet ta rinovojë kontratën e tij me klubin anglez. Këtë gjë e ka bërë të ditur trajneri Jose Mourinho në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Young Boys, të martën.

“Ai është portieri më i mirë në botë dhe nëse keni ambicie për të qenë klubi më i mirë në botë, klub fitues, duhet ta keni portierin më të mirë në botë. Ne e kemi portierin më të mirë në botë dhe unë e di se ai dëshiron të qëndrojë. E di që agjenti i tij mund të bëjë çfarë të dojë dhe po ashtu e di që bordi e do atë të qëndrojë dhe po punon për këtë”, ka thënë Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera