Sport

De Gea drejt Serie A, ja kushtet që portieri ka për klubin italian për të firmosur

Autori: Gazeta inFokus 06:45 | 08 August 2024

Prej disa javësh tashmë Fiorentina ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me David de Gea-n, i cili së fundmi është bindur që të firmosë me klubin nga Firence.

Ish-portieri i Manchester United ka rreth 14 muaj pa klub dhe oferta e Fiorentina-s u duk menjëherë tunduese për 33-vjeçarin.Fiorentina i kishte lënë mundësinë portierit që të shfaqte kërkesat e tija për kushtet, pra kohëzgjatjen e bashkëpunimit dhe pagën, teksa së fundmi mediet italiane kanë zbuluar shifrën e kërkuar nga De Gea.

33-vjeçari spanjoll kërkoi një kontratë 1-vjeçare me opsionin për një vit tjetër shtesë, ndërsa paga e kërkuar është 2 milionë euro neto plus 1 milion bonuse në vitin e parë, duke u rritur në 3 milionë euro plus 1 milion bonuse në të dytin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera