Sport

De Bruyne reagon i pakënaqur pas humbjes nga Franca

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 10 September 2024

Kapiteni i Belgjikës, Kevin De Bruyne, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij te bashkëlojtarët pas humbjes nga Franca.

Ndeshja e të hënës në kuadër të Ligës së Kombeve është mbyllur me rezultat 2-0 në favor të “gjelave”.

“Nuk mund të them publikisht se çfarë shkoi keq. Këtë e bëra tashmë me ekipin në pushimin e pjesës së parë. Nuk mund ta përsëris në media, por duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. E pranoj që nuk jemi më të mirë si në 2018-ën. Unë isha i pari që e pashë këtë, por gjëra të tjera janë të papranueshme. Nuk do të them se cilat”, ka thënë ai për televizionin belg VTM.

-Advertisement-

Trajneri Domenico Tedesco ka thënë se e kupton zemërimin e De Bruyne.

“Ai është kapiteni ynë dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm për të fituar, kështu që mund të reagojë edhe emocionalisht”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera