Sport

De Bruyne: Ende s’ka ardhur koha të vendosi për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 17 December 2024

Futbollisti belg i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne këmbëngul se ende nuk ka ardhur koha që të vendos për të ardhmen e tij.

Reprezentuesi i Belgjikës në fund të këtij sezoni e mbyll kontratën me kampionët në fuqi të Anglisë.

“Nuk ka asnjë lajm të madh, por unë lexoj dhe dëgjoj shumë… ndoshta dikush di më shumë se unë. Unë jam mirë me kohën dhe ta shohim çfarë do të vijë”, ka thënë De Bruyne për mediet britanike.

-Advertisement-

“Vitin e kaluar kisha një lëndim të rëndë, isha jashtë për gjashtë muaj dhe m’u desh pak kohë për t’u rikuperuar”.

“Megjithatë, ndjej se mund të bëj një ndryshim. Kur ta shoh se po vjen momenti, atëherë do të më duhet të marr një vendim. Por për momentin ende ndihem mirë”, ka theksuar belgu.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy