Sport

De Biasi tregon pse e la Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 25 September 2017

61-vjeçari, pak kohë pasi dha dorëheqjen nga përfaqësuesja kuqezi, me të cilën pati arritjet më të mëdha personale si trajner me kualifikimin në Evropian, kthehet në Spanjë për një tjetër aventurë.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu, në një skuadër të mirëorganizuar. Gjëja më e rëndësishme do të jetë skuadra që të jetë një grup i vetëm, vetëm kështu do të arrijmë së bashku objektivin që si fillim do të jetë sigurimi i mbijetesës. Në fushën e lojës ne duhet të jemi të zgjuar, më të zgjuar se rivalët. Më pëlqeu skuadra ndaj Realit të Madridit. Tregoi motivim, por vetëm ai nuk mjafton”, tha De Biasi.

Ka qenë i paevitueshëm komenti i De Biasit për përfaqësuesen shqiptare, transmeton gazetametro.net.

-Advertisement-

“U largova nga Shqipëria pasi ajo skuadër nuk shkonte dot në Rusi. Lojtarëve pas Europianit i iku dëshira dhe uria, kujtuan se arritën gjithçka. Më duhej t’i lija vendin një trajneri tjetër që të kishte mundësi të njihte skuadrën dhe ta përgatiste për në eliminatoret e ardhshme. Ai është një ekip i gatshëm tashmë dhe unë bëra një gjest dashurie ndaj Shqipërisë, Presidentit dhe tifozëve”.

Këtë aventurë të re në Spanjë, De Biasi do ta fillojë fundjavën e ardhshme me ish-skuadrën që ka drejtuar më parë në sezonin 2007/08, Levanten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera