Sport

De Biasi: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Shqipëri – Lihtenshtajn

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 02 September 2017
De Biasi vlerësoi pasardhësin, ndërsa këshilloi edhe skuadrën.
Gianni De Biasi ishte surpriza për Kombëtaren, në stërvitjen e fundit përpara duelit me Lihtenshtejnin.

Ish-trajneri zhvilloi një takim miqësor me lojtarët, qëndroi në momentet e para të fjalimit të Panuçit, ndërsa shkëmbeu batuta dhe i dha këshilla lojtarëve. Në fund futbollistët e duartrotikën, me De Biasin që vijoi të qëndronte me ish-bashkëpunëtorët e tiij të stafit. Momente emocionuese, por edhe të pazakonta për njeriun që vetëm disa javë më parë drejtonte Kombëtaren.

Ishte ndjesi e çuditshme që takova ekipin pa kostumin e Kombëtares. Një ndjesi e veçantë, por doja të isha këtu dhe ti uroja fat djemëve. Tu thoja që jeta vazhdon dhe që të jep mundësi të përmirësohet ajo çfarë është bërë deri më tani. Ekipi është në rrugën e duhur dhe uroj që me Panuçin të paraqitet mirë. Shqipëria po rinovohet me afrimet e fundit dhe grupi mund të kompletohet sepse ka shumë lojtarë që mund të rikuperohen.

Ndërsa Panuçi e falënderoi për këshillat, De Biasi vlerësoi pasardhësin, ndërsa këshilloi edhe skuadrën.

-Advertisement-

E rëndësishme është që të mbetemi të përqendruar në fushë dhe me këmbë në tokë. Të provojmë të bëjmë sërish surpriza dhe të japim maksimumin në fushë. Kristianit nuk i dhashë shumë këshilla. Ai është një person i shkëlqyer, me shumë eksperiencë dhe që ka punuar me Kapelon. Ka nevojë të jetë i qetë, të bashkëpunoje me të gjithë. Uroj të shkojë sa më larg. E rëndësishme është ti shohë këto 4 ndeshje të mbetura në funksion të Euro 2020.

De Biasi parashikoi rezultatin për ndeshjen me Lihtenshtejnin, ndërsa dha mesazhe motivuese edhe për sfidën pasardhëse në Maqedoni.

Shpresoj të fitojmë 3-0. Në Maqedoni është një ndeshje më e vështirë dhe shpresoj të shkojmë atje me vendosmëri dhe përqendrim të madh.

Ish-trajneri preku edhe temën e disiplinës në Kombëtare, ku shembull u bë sulmuesi Sokol Cikalleshi.

E njoh Sokolin dhe është një djalë i shkëlqyer. Kristian mori një vend, për ti bërë lojtarëve të kuptonin që Kombëtarja është diçka e jashtëzakonshme, një moment i veçantë për këdo. Por, edhe Sokoli kishte një shans të mirë për karrierën, mori një kontratë të mirë për jetën. Është një situatë komplekse dhe duhen mirëkuptuar të dy palët. Megjithatë, Panuçi është një person i zgjuar, do të flasin dhe besoj që do ta zgjidhin.

E ardhmja mbetet ende mister. Nëse do të jetë stoli i një ekipi përfaqësues apo një klubi nuk ka rëndësi. 61-vjeçari kërkon një projekt serioz.

Nuk e di çfarë do të më rezervojë e ardhmja, të presim. Për momentin nuk nxitoj dhe nuk dua të zgjedh ofertën e parë që më paraqitet. Të shohim nëse fati do të më rezervojë një shans të mirë, të cilin mund ta shfrytëzoj. Kam biseduar me një përfaqësuese dhe presim çfarë do të ndodhë. Por, nuk përjashtoj as ndonjë klub, mjafton serioziteti dhe që të jem në qendër të projektit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera