Sport

De Biasi ka një mesazh për Panuccin

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 02 Shtator 2017

Gianni De Biasi, ish trajneri i Shqipërisë, ka një mesazh për selektorin e ri i kuqezinjve, Christian Panucci

Strategu italian, Gianni de Biasi do të shikoj nga tribunat ndeshjen mes Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit, e cila luhet sonte nga ora 18:00, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Trajneri i disa skuadrave italiane thotë se selektori i ri i kuqezinjve, Christian Panucci nuk do të ketë nevojë për këshillat e tij.

“Kam folur me Panuccin pak kohë më parë, është shumë i motivuar shumë i karikuar. Shpresojmë që të bëjë mirë dhe ja uroj me zemër”, ka deklaruar De Biasi.

-Advertisement-

“Nuk kam ndonjë këshillë të veçantë, ai është i zoti është i ri dhe ka shumë dëshirë të bëjë mirë. Uroj të jetë serioz dhe i qetë, më pas të gjitha të tjerat vijnë vetë”, ka shtuar ai.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy