Lajme

Familja Nishevci ofron 10 banesa për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 27 November 2019

Tërmeti i cili ndodhi gjatë ditës së djeshme shkaktoi dëme të shumëta, duke lënë të vdekur 31 persona, ndërsa qindra të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Kjo gjendje e shkaktuar i ka prekur zemrat e shqiptarëve nga Kosova të cilët kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’i ofruarndihmë të mbijetuarve të cilët kanë mbetur pa strehë, shkruan gazeta inFokus.

E këtë gjë e ka bërë edhe familja Nishevci, e cila i ka shkruajtur gazetës inFokus, duke treguar se ofron 10 banesa të lira për 10 familje.

-Advertisement-

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme të mobilizuar marshuan drejtë rrugëve të Shqipërisë FSK, zjarrfikësit, mantelbardhët, dhe vullnetarë të tjerë të cilët ju dolën në ndihmë personave që përjetuan tmerrin në Shqipëri.

Madje edhe shteti i Kosovës ndau 500mijë euro për ndihmesë ndaj Shqipërisë.

E aksion i njejët po vazhdon edhe gjatë ditës së mërkure ku pa pushim dhe me plot vullnet ekipe të shumëta vazhdojnë për ndihmë ndaj të mbijetuarve nga tërmeti./Gazeta inFokus/.

Nr. kontaktues: 044 333 155

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera