Sport

David Luiz merr vendimin për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 01 December 2018

Mbrojtësi i Chelsea, David Luiz, ka vendosur të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’.
E ardhmja e David Luiz duket se do të jetë në Premierligë te skuadra e Chelsea.

31 vjeçari brazilian, dëshiron të mbetet te Chelsea, pavarësisht interesimit të disa skuadrave nga Kina, shkruan ‘UOL Esporte’.

Kontrata e Luiz me Chelsea përfundon në fund të stinorit aktual, por mbrojtësi ka filluar të ndjehet i rëndësishëm në kampin ‘blu’ pas ardhjes së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e ka rikthyer në formacionin startues, gjë të cilën nuk e ka bërë ish trajneri Antonio Conte.

-Advertisement-

Përfaqësuesit e lojtarit së fundi kanë qëndruar në Kinë për të vlerësuar ofertat, por Luiz u ka bërë me dije atyre se dëshiron të qëndrojë në Chelsea, ku pret të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera