Sport

David Beckham, pronar i një klubi në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 30 January 2018

David Beckham nga sot është bashkëpronar i një klubi në ligën elitare amerikane MLS.

Ish-yllit të Manchester United-it dhe Real Madridit i është dhënë mundësia që ta dërgojë franshizën në Miami të Floridës.

Ai u paraqit afër komisionarit të MLS-së, Don Garber, në Adrienne Arsht Center të hënën, ku edhe u njoftua se franshiza e 25-të do të vendosej në këtë qytet.

-Advertisement-

“Misioni ynë që ta sjellim një klub të MLS në Miami është tani i kompletuar, dhe ne jemi thellësisht të kënaqur, të ngazëllyer dhe mirënjohës”, tha Beckham në një deklaratë të lëshuar nga MLS.

42 vjeçari kishte njoftuar për qëllimin e tij që ta blejë të drejtën që ta blejë një franshizë të MLS më 2014.

Ky opsion kishte qenë pjesë e një kontrate të majme të cilën anglezi e kishte nënshkruar kur ishte pajtuar që të transferohej te LA Galaxy më 2007.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera