Lajme

Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 17 October 2024

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mimoza Kusari-Lilës së Vetëvendosjes dhe kryekriminelit, Milan Radoiçiq.

Duke folur për këto përgjime, Haradinaj komentoi edhe surprizrën e djeshme të ditëlindjes së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, ku i pranishëm u pra edhe Kurti me një buqetë me lule.

Sipas tij, Kurti nuk guxon ta qortojë Kusari-Lilën për se di shumë gjëra për të.

-Advertisement-

“Znj.Kusari nëse i shihni pamjet e djeshme pas gjithë kësaj afere e skandali, përgjim pas përgjimi, kryeministri i buzëqeshur e feston ditëlindjen në zyret e Parlamentit kjo dëshmon që z.kryeministër nuk guxon me qortu znj.Kusari për shkak se znj.Kusari din qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin, për këtë arsye edhe këto buzëqeshjet falso janë në ambientet e VV-së”, tha Haradinaj në Pressing.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera