Daut Haradinaj përballë tri varianteve të Shpend Ahmetit në garën për Prishtinën
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 15 October 2021
Me plot të drejtë, profesori universitar i filozofisë politike, Blerim Latifi, në njërin prej emisioneve të ditëve të fundit tha se Prishtina e ka vetëm Daut Haradinajn kandidat të veçantë në garën e zgjedhjeve lokalit të 17 tetorit dhe se të tjerët janë variante të Shpend Ahmetit, kryetarit aktual që nuk kandidon për t’u rizgjedhur.
Nuk e tha këtë për të ofenduar kandidatët e tjerë, por për ta bërë dallimin e Haradinajt në mesin e kandidatëve, i cili në këtë garë ka hyrë me plot vullnet e dëshirë për ta ndryshuar mentalitetin e qeverisjeve të viteve të fundit në kryeqytet. E tha këtë për ta bërë të qartë që Haradinaj është opsioni tjetër, ndërkohë që të tjerët janë vazhdimësia e Ahmetit, vetëm se me dekor të ri.
Haradinaj, me programin e tij qeverisës e sfidon përnjëmend kaosin në Prishtinë, me planin për urbanizmin, infrastrukturën, ndërtimet pa leje dhe pa pranime teknike e shërbimet joefikasje komunale. Prishtina, ndonëse me qytetarë të talentuar, punëtorë e të suksesshëm në vend dhe jashtë, ka një komunë që nuk i ndjekë dot hapat e shpejt të zhvillimit të qytetarëve të saj.
Nevojitet guxim dhe energji, karakteristika që i ka Daut Haradinaj. Guxim sepse për të vendosur rregull duhet përballje me ata që veprojnë jashtë ligjit. Energji sepse Prishtina ka shumë punë, ka çështje shumë të ngatërruara dhe të komplikuara me të cilat duhet marrë, sa që shumica e zyrtarëve lodhen dhe i lënë të pazgjidhura.
Më nuk diskutohet në Prishtinë se a duhet Haradinaj të bëhet kryetar. Tash diskutohet për programin e Haradinaj, për propozimet e tij, që në thelb janë reformë për kryeqytetin. Tash diskutohet se me kënd mund të hyjë Haradinaj në balotazh me 17 tetor, dhe se a do ta fitojë balotazhin pas 17 tetorit.
Duke nisur nga Ligji për Kryeqytetin, decentralizimi i kryeqytetit, themelimi i Policisë së Kryeqytetit, ndërtimi i Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës, rritja e sigurisë në kryeqytet, energjia eficiente në shërbimet komunale, revitalizimi i Pallatit të Rinisë, planifikimi e transporti urban, ndërtimi i parkingjeve, e shumë plane të tjera, përbëjnë një grumbull projektesh që e përbëjnë reformën në Prishtinë.
Daut Haradinaj e ka seriozisht dhe ky seriozitet i tij për ta qeverisur Prishtinën ka reflektuar për disa muaj. Fushata e tij ka qenë dinamike, me takime të shumta e të shpeshta. Ai ka takuar banorët e secilës lagje të qytetit, por edhe banorët e secilit fshat të harruar të Prishtinës nga institucionet komunale.
Daut Haradinaj ka propozuar një zgjidhje për problemet e shumicës së qytetarëve, duke bërë një studim paraprak për identifikimin e tyre. Tani, programi i tij voluminoz, është shpërndarë, lexuar, pranuar e besa edhe kopjuar nga kundërkandidatët.
Mbi të gjitha, Haradinaj do të pranohet nga qytetarët e Prishtinës edhe për arsyen se ai e ka guximin ta implementojë këtë program që e bën Prishtinën qytet të jetueshëm për banorët e saj. Prishtina e ka shansin që të devijojë nga rruga e gabuar dydekadëshe me 17 tetor. Ky do të ishte devijimi më i drejtë për Prishtinën në 20 vitet e fundit.
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...