Lajme

Daut Haradinaj ‘mezi’ hyn në lokal nga mbështetësit

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 05 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me aktivitetin e tij në kuadër të garës për Prishtinë.

Haradinaj ditën e sotme e ka përfunduar me banorët e Parkut të Qytetit, të cilët të shumtë në numër e pritën Haradinajn ngrohtësisht.

Kjo pritje vërteton se Haradinajt po i rritet mbështetja në çdo lagje e fshat të kryeqytetit.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i Haradinaj:

Në vazhdën e takimeve me mbështetësit e kandidatëve, sot tek Muhamet Kasabaqi, tek Parku i Qytetit.

I nderuar të bashkërrugëtojmë me Muhametin, nga familja e respektuar kryeqytetase, Kasabaqi.

Lista dhe programi jonë për Prishtinën, gërshetojnë vlera të cilat i japin zgjidhje problemeve të shkaktuara nga neglizhenca e qeverisjeve të kaluara. Ne do të kujdesemi që të ketë barazi në investime dhe disiplinë në qeverisje.

Zbatimi Ligjit për Kryeqytetin, do t’i jep fund shumë problemeve që ka Prishtina.

#eparaPrishtina
#punamarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera