Lajme

Daut Haradinaj i bindur se PAN i ka numrat për krijimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 14 June 2017

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj duke folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, ka thënë se fitorja e koalicionit PAN është fitore modeste.

“Është një fitore modeste, konsideroj se është çështje e numrave, PAN ka për obligim që të sigurojë numrat dhe të krijojë institucionet. Është fitore modeste por që i jep mundësi krijimit të një koalicion qeverisës”, tha Haradinaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se pavarësisht deklarimeve të partive të tjera, PAN mbetet fitues i këtyre zgjedhjeve.

-Advertisement-

“Përderisa kemi 40 deputetë, kjo nënkuptohet kush është fituesi. Kemi vërtetuar se koalicionet paszgjedhore nuk njihen dhe nuk mandatohen për krijimin e institucioneve, pikërisht për këtë jemi futur në koalicion parazgjedhor. Liderëve të PAN-it u takon që të krijojnë numrat dhe nuk shoh as një problem për krijimin e Qeverisë së ardhshme”.

Ai ka insistuar se tash është obligim i krerëve të PAN-it që të kenë numrat e duhur për krijimin e Qeverisë.

E për Haradinajn, duket se numrat nuk janë problem për këtë koalicion, që ka dalë i pari në rezultatet preliminare të 11 qershorit.

“Kemi pasur fushatë stabile, kemi ruajtur gjuhën e komunikimit, kemi pasur një palë zgjedhje që ishin si test i demokracisë e tani krijimi i institucioneve i takon shumicës dhe është obligim i liderëve të PAN-it që të sigurojnë numrat. Mendoj se do të shkojë 1 javë deri tek krijimi i Qeverisë dhe institucioneve, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera