Lajme

Dasmë luksoze në Tropojë, martohet “koka” e bandës që vodhi 53 milionë paund në Britani

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 31 October 2021

Jetmir Buçpapa, kreu i bandës më të madhe në Britani është martuar disa muaj pasi u lirua para kohe.

Shqiptari Buçpapa, u arrestua me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e Securitas në Tonbridge, në Kent.

Mbi 30 milionë paund ende mungojnë, por Bucpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund.

-Advertisement-

Banditi shqiptar, 41 vjeç, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë. Ai u lirua nga Belmarsh, Londra Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua, përcjell abcnews.al.

Gruaja e parë britanike e Bucpapa-s, Rebecca, ishte zotuar t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda.
The Mirror shkruan se 41-vjeçari është rikthyer në Shqipëri. Jetmiri është martuar Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, në një dasmë luksoze. Fotot i tregojnë ata duke pozuar me dashuri në një shtëpi madhështore.

Më pas ata u nisën për në muajin e mjaltit. Besiana, 34 vjeçe, nuk pranoi të na tregonte se ku, por tha se ishte “shumë e veçantë”.

Një burim në Shqipëri i tha Mirror: “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij”.
Agron

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera