Fun & Video

Dasma që po tërbon Tiranën, merr nusen me helikopter mbi taracën e vilës

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 13 November 2017

Çuditë nuk kanë të sosur në Shqipëri.

Një e tillë ishte rezervuar për sot në Tiranë, në zonën e Saukut ku në këtë të dielë po zhvillohet një dasëm e pazakontë. Një emigrant nga Italia ia ka dalë që ti habisi të gjithë duke e marë nusen me helikopter.

Një trend që sa vjen dhe po bëhet gjithnjë e më normal, si një mundësi për ti dhuruar vetes në ditën më të shënuar të jetës, një kujtim të paharruar për veten, bashkëshorten e pse jo edhe për komshinjtë.

-Advertisement-

Ndryshe nga shumë të tjerë që krijojnë karvane me makina e bori, ai ka zgjedhur nusen ta marri me helikopter nga fshati Koçaj në Baldushk dhe ta sjelli në Sauk, sipas “alpenews”.

Megjithëse distanca ështe fare e shkurtër, kjo nuk ka patur rëndësi në përzgjedhjen e dhëndrrit emigrant, por zhurma në këtë rast vlen më shumë se qëllimi.
Në këtë rast, ndryshe nga zakonet tona, nusja nuk hyn nga “dera” po nga “çatia”. I pranishëm mes dasmorëve është dhe helikopteri që është ulur në taracën e vilës. Dëshmitarët u kënaqën dhe i nisën edhe redaksisë së Alpenews.al foto dhe videon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera