Sport

“Dashuroj dikë tjetër”/ Deklarata e papritur e aktores së famshme: Burri im nuk e ka problem fare

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 20 December 2022

Aktorja e famshme, Catherine Zeta-Jones, i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë së fundmi. Ajo ka deklaruar se është e dashuruar me një burrë tjetër dhe se bashkëshorti i saj nuk e ka aspak problem.

53-vjeçarja e ka bërë këtë deklaratë “bombë” teksa po shijonte ndeshjen finale të Botërorit 2022 me anë të një postimi në “Instagram”-in e saj.

“Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shikoni unë e mbështesë Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messin…dhe më e bukura, im shoq nuk e ka problem”, shkruan aktorja në postimin e videos ku duken lojtarët e Argjentinës teksa festojnë fitoren. Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Catherin teksa këndon ‘ole-ole’ si një tifoze e vërtetë.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar një koment në postimin e saj ku shpreh mirënjohjen ndaj bashkëshortit të saj, Michael Douglas që nuk i ka problem posterat e Lionel Messit nëpër shtëpi. Mesa duket nuk ka telashe serioze mes çiftit që para një muaji festuan 22-vjetorin e martesës.

Ekipi kombëtar i Argjentinës është kthyer në shtëpi, kësaj radhe me Kupën e Botës me vete. “Të kurorëzuar me lavdi”, siç thotë dhe himni i Argjentinës, Messi dhe shokët e skuadrës u kthyen në Buenos Aires ku u pritën nga qindra mijëra tifozë.

Aeroplani u ul në aeroportin e Ezeiza në mbrëmje, teksa aty u pritën nga futbolldashësit. Shumë të tjerë “u derdhën” në rrugët e kryeqytetit për të pritur Kombëtaren e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera