Dashuria, si të kaloni rutinën në çift (para se të jetë tepër vonë)
Autori: Gazeta inFokus
08:12 | 17 Tetor 2018
Mërzia është një armik që duhet luftuar pa u ndalur: këtu janë aleatët tanë më të mirë për një jetë intime perfekte
Të mbash të ndezur flakën e pasionit, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata, mund të duket e lehtë, por shpesh nuk është. Për t’i mbijetuar rutinës dhe për t’i qëndruar larg mërzisë, këtu janë disa sugjerime për të lënë pas krahëve ngjyrën gri të përditshmërisë!
Rroftë surpriza: Le t’i shtojmë pak piper marrëdhënies tonë. Le ta lëmë pas krahëve rutinën dhe të hedhim një ide që del nga modelet e zakonshme. Sugjerime? Një udhëtim jashtë qytetit, një piknik i befasishëm, një koncert apo një fundjavë totalisht për ne. Nëse përvjetori po afrohet, ne rezervojmë një largim romantik, por lëmë pak mister: asnjë detaj në lidhje me destinacionin, aktivitetet ose ndonjë gjë tjetër, por vetëm disa informata për të përgatitur bagazhet: surpriza është gjithmonë e mirëpritur dhe disa ditë jashtë rutinës do të na dhurojnë entuziazëm dhe lumturi.
Jo vetëm femra: E kush e ka thënë se burrat nuk janë kureshtarë? Kurioziteti dhe aftësia për të na sfiduar na bëjnë të gjalla dhe vitale. Le të përpiqemi të bëjmë një aktivitet së bashku, ndoshta diçka që nuk e kemi provuar më parë: një eksperiencë e re e ndarë së bashku na bashkon, argëton dhe ka shijen elektrizuese të të paeksploruarit. Trekking, një kurs vallëzimi apo ndonjë punë së bashku: idetë janë të shumta, le të zgjedhim dhe pastaj të mirat vijnë më vonë.
Fjalëkalimi: relaks! Tanimë është e mundur që të gjejmë një qendër termale apo një qendër të vogël spa: le të organizojmë një pasdite me të përkëdhelura, për të fërkuar lëkurën të dy së bashku nën ujë. Rigjetja e kontaktit fizik rrit ndjenjën e afërsisë dhe ndez pasionin. Pasi të keni shijuar kënaqësitë në spa, fundi i ditës midis çarçafëve do të jetë një finale perfekte.
E qeshura është ilaçi më i mirë: Vetëm kur i lëmë gjërat pas, kur e braktisim kontrollin, kur largohemi nga detyrat e jetës familjare, ne mund të ndjehemi të lirë për të hapur mundësinë e lojës, duke kaluar kohë së bashku, duke qeshur dhe duke u argëtuar. Gëzimi dhe lumturia që kur jemi njohur nuk ka pushuar së ekzistuari, thjesht duhet të rilindë. Atëherë le ta transformojmë çdo ditë në një aventurë, të cilën e projektojmë së bashku dorë për dore.
Ndarja e gjërave me njëri-tjetrin: Keqkuptimet dhe mërzia shpesh marrin përparësi mbi ndjeshmërinë fillestare kur ndalojmë ndarjen e emocioneve dhe mendimeve tona. Një periudhë e vështirë nuk duhet të ballafaqohet me heshtjen dhe izolimin, sepse mund ta bëjë gjithçka edhe më të vështirë. Nuk duhet të harrojmë kurrë të pyesim: “Si je?”: injorimi i vështirësive, shpresave, ndjenjave tona është një telash serioz dhe një mëkat që mund të thellojë marrëdhënien tonë. Përkundrazi, le të mësojmë të tregojmë pa frikë dyshimet, frikërat, frustrimet dhe t’i kapërcejmë së bashku momentet e vështira: në jetë këto nuk mungojnë kurrë.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...






























