Dashuria kalon në pesë stade. Shumica nuk kalojnë dot as të tretin
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 12 January 2018
Sa herë që dashurojmë, mendojmë se ajo ndjenjë do të zgjasë përgjithmonë. Për fat të keq, në shumicën e rasteve, kjo gjë nuk ndodh. Shumica e dashurive kalojnë në pesë stade, që nga njohja, e deri tek jetesa duke pranuar gjithë defektet e personit tjetër. Sipas psikoterapistes Jed Diamond, për shumicën e çifteve është më i vështirë të kalohet stadi i tretë. Mirëpo, nëse kalohet ai stad, atëherë mund të thuhet disi më me siguri, se ndjenja do të zgjasë përgjithmonë. Ndërkohë, le t’i njohim me detaje këto pesë stade të një dashurie perfekte :
Stadi i të rënit në dashuri. Është faza më instinktive dhe natyrale, në të cilën dy persona afrohen, njihen dhe nisin të ndiejnë për njëri-tjetrin jo vetëm tërheqje fizike, por edhe shpirtërore.
Stadi i të formuarit të një çifti. Në këtë stad konsolidohen disi gjërat dhe dy personat shndërrohen në një çift. Bashkë kalojnë momente të lumtura dhe të dhimbshme, ndajnë interesat dhe ndjesitë e tyre. Kjo mund të duket si periudha më e bukur për një çift, pasi këtu nisin të shfaqen hapur ndjenjat nga të dyja palët.
Stadi i zhgënjimit. Në këtë stad nisin të ecin keq punët. Defektet e vogla nisin të duken si probleme të mëdha, në dukje të papërballueshme. Gjithçka nis të duket e gabuar dhe prezenca e personit tjetër të bëhet bezdisëse. Është shumë e thjeshtë të tregohesh jotolerant, apo i pasjellshëm duke e ofenduar partnerin/en, por duhet ditur që nevojitet shumë komunikim nga të dy personat për ta kaluar këtë stad.
Stadi i dashurisë së vërtetë që zgjat. Pasi kalohet stadi i tretë, çdo problem tjetër do të duket i vogël për t’u përballuar nga një çift, shkruan bota.al. Tashmë për të dy nis dashuria e vërtetë, në të cilën momentet e vështira hidhen më lehtë pas shpatullave dhe nis të mbizotërojë lumturia.
Stadi i ndryshimit në botë. Nëse falë dashurisë keni arritur të përballoni momentet e vështira, pse të mos përpiqeni të ndihmoni edhe të tjerët? Ju do të nisni ta shihni botën ndryshe, më me optimizëm. Këtë gjë do ta transmetoni edhe tek të tjerët, duke e bërë ambientin rreth jush një vend më të bukur, në të cilin do të mbizotërojë dashuria dhe paqja.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...