Fun & Video

‘Dashuri në faturën e parë’: Beqarët zgjedhin partnerët duke parë se sa shpenzuan gjatë blerjeve (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 21 July 2018

Beqarët më nuk e kanë të domosdoshme të kërkojnë për partnerë nëpër rrjete sociale, apo përmes mënyrës klasike të pëlqimit në kafene, rrugë apo parqe.

Në Pekin, kryeqytetin e Kinës, është zhvilluar një ‘takim i verbër’, ku të interesuarit zgjedhin për shoqëri dikë, vetëm duke parë faturën e shpenzimeve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Ju jeni çfarë blini”. Kjo është teoria e re, në të cilën po bazohen njerëzit, duke e konsideruar si material të vlefshëm për identifikimin e personalitetit të dikujt.

-Advertisement-

Përmes faturave, ata po shikojnë se në çfarë mallra dhe gjësende janë të interesuar, shpenzimet që bëjnë dhe në përgjithësi se sa ekonomik janë.

“Po që se sikush shpenzon shumë në gjëra pa vlerë, nuk ka të bëjë me mua. Më pëlqeu njëri, që paska shpenzuar në pajisje kompjuterike”, ka thënë njëra, e cila pritet ta kontaktojë personin misterioz.

Ky aktivitet është konsideruar i suksesshëm dhe do të organizohet sërish, ndërsa pritet të rritet në masë edhe më të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera