DASH: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale

Autori: Gazeta inFokus
16:44 | 28 June 2023
Në raportin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.
Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.
Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.
“Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.
“Kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshijnë posedimin e dokumenteve buxhetore që janë të disponueshme për publikun, në thelb të plota dhe përgjithësisht të besueshme”, thuhet po ashtu në raport.
Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022.
Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile./REL

Të tjera
-
IKShPK apel për kujdes: Rritet rreziku nga kafshimet e gjarpërinjve
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje...
-
Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest ndaj Millan Radoiçiqit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar letër-rreshtim ndaj Millan Radoiçiqi...
-
Presidentja Osmani: Aleanca me SHBA-të, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë
Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, iu ...
-
Skulptori i monumentit të Nënës Zahide në Skenderaj me mesazh emocional
Skulptori Sabri Behramaj ka ndarë sot fotografinë e monumentit të Nënës Zahid...
-
Nga e premtja pa ujë – KRU Prishtina tregon kur do të rregullohet problemi në Drenas
Disa komuna në Kosovë patën problem me furnizim me ujë për ditë të tëra për s...
-
KQZ: Më 1 korrik nis periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit për a...
-
Ambasadori britanik takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, diskutohet për ngërçin në Kuvend
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvill...
-
Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike n...
-
Aksioni i prokurorisë kundër degradimit të mjedisit në Prizren, arrestohet i dyshuari i 19-të
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Polici...
-
Vetura godet këmbësoren te “Bill Clintoni”, Policia jep detaje
Sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka ndodhur një aks...
-
Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trumpit
Rrugët e kryeqytetit të Iranit janë kryesisht të zbrazëta sot mes sulmeve izr...
-
Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
Tre shqiptarë të evakuuar nga Izraeli kanë arritur në Tiranë. Kjo është bë...