DASH reagon pas marrëveshjes së Serbisë me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus
20:18 | 29 September 2022
Ditë më parë një marrëveshje është arritur mes Rusisë dhe Serbisë.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja beson që asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon agresionin e saj në Ukrainë.
Të premten ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov.
Marrëveshja u nënshkrua ndërsa dy ministrat ndodheshin në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.
“Lajmi për këtë marrëveshje të nënshkruar me Rusinë ishte befasues dhe në kundërshtim të plotë me takimet e tjera konstruktive në Nju Jork me zyrtarët serbë. Përafrimi i mëtejshëm me Rusinë është një hap në drejtimin e gabuar dhe në kundërshtim me aspiratat evropiane të deklaruara të Serbisë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Të hënën ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shtetet e Bashkuara zhvilluan “bisedime të frytshme” me delegacionin e Serbisë për çështje globale por edhe çështje tjera dhe më pas morën vesh për marrëveshjen e cila nxiti reagime edhe të politikanëve të Bashkimit Evropian.
Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, varet nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Kremlini mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm synimin e Serbisë për anëtarësim në BE. Rusia qartazi nuk e mbështet anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kërkon vetëm të mbjellë ndarje në rajon. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është plotësisht brenda BE-së dhe zgjerimi i saj promovon paqen, qëndrueshmërinë dhe përparimin afatgjatë në të gjithë rajonin.
Serbia duhet të përshpejtojë hapat për të çuar përpara rrugën e saj evropiane, duke përfshirë diversifikimin e burimeve të energjisë për të zvogëluar varësinë e saj energjetike nga nga Rusia dhe përafrimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Serbia u përpoq të ulë rëndësinë e marrëveshjes me Rusinë dhe të mërkurën presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se “një dokument burokratik, pa asnjë rëndësi thelbësore…. u përdor nga mediat për ta sulmuar Serbinë”.
Deputetë të Parlamentit Evropian thanë se “BE-ja nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë nëse ajo nuk vihet në linjë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, duke paralajmëruar se ky qëndrim do të jetë pjesë e raportit të radhës mbi zgjerimin e bllokut.

Të tjera
-
E akuzoi për manipulim të votave të diasporës, Alban Zogaj padit Dejona Mihalin
Alban Zogaj ka dorëzuar sot një padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Pri...
-
A e ka përkrahjen e PDK-së për bisedime me LVV-në? Kështu përgjigjet Bedri Hamza
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza nuk ...
-
Hamza: Me VV-në s’kemi kurrfarë komunikimi, unë preferoj Qeveri me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë duke zhvil...
-
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka folur rreth thirrjes së seancës ko...
-
Raportohet për shpëṛthim të baterive në një ndërtesë në lagjen “Pejton”
Një shpërthim i baterive ka ndodhur mëngjesin e së premtes në hyrjen e një nd...
-
A është i gatshëm t’ia japë kryeministrinë LDK-së për të formuar qeverinë? – Kjo është përgjigjja e Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në ...
-
Koalicion me LVV-në? – Bedri Hamza thotë se është i gatshëm të bisedojë me të gjithë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në ...
-
Përjashtohet nga LVV-ja, Lahu shpërthen me kritika: Vitia i humbi qëllimshëm zgjedhjet ndaj Ramës
Berat Lahu, asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, shpërtheu me kritika...
-
Kështu duket objekti në ndërtim e sipër i Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar pamje nga ndërtimi i Xhamisë Qendrore...
-
Dy asambleistë në Prishtinë braktisin Lëvizjen Vetëvendosje
Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së n...
-
“S’besoj që investimet e biznesit tim ishin faktor vendimtar për njohje”” – Pacolli paralajmëron ambasadë në Nairobi
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se njohja e shtetit t...
-
Petkoviqit i djeg që ambasadori britanik e uroi Kosovën për njohjen nga Kenia, ky është reagimi i tij
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...