Lajme

Darka me mysafirët nga Ballkani, Borell e pret ngrohtë Dodikun e Republika Srpska

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 11 May 2022

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, para darkës joformale, të organizuar nga vetë ai me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim është i pranishëm edhe përfaqësuesi serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili është nën presion ndërkombëtar për shkak të qëllimeve të tij për ndarje të shtetit boshnjak.

Tashmë janë publikuar edhe fotografitë nga takimet e Borrellit me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

-Advertisement-

Si përfaqësuese e Kosovës në këtë darkë ka qenë Ministrja Donika Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpos Ministres Gërvalla, Borell është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski, atë të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me anëtarin e presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera