Lajme

Darka e Lamës përmes pamjeve

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 18 October 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e ka shënuar bashkë me Policinë e Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë.

Ky lokacion është përzgjedhur nga presidentja në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurt.

“Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera