Sport

“Dardanët” falënderojnë Shkodrën

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 06 October 2017

Dardanët kanë një mesazh falënderimi për Shkodrën, për ndeshjet që Kosova ka zhvilluar deri më tani në “Loro Boriçi”.

Kosova do të përballet sonte në “Loro Boriçi” nga ora 20:45, kjo do të jetë sfida e parafundit për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018” dhe e fundit për “Dardanët” në “Loro Boriçi”.

Kjo për faktin se nga viti i ardhshëm besohet se Kosova do të ketë një stadium të vetin për t’i zhvilluar ndeshjet në arenën ndërkombëtare.

“Faleminderit Shkodër. Sot luajmë për herë të fundit në “Loro Boriçi”. Na dha shumë momente të mira ky qytet i bukur. Na mundësoi ta shohim Përfaqësuesen e Kosovës”, kanë shkruar “Dardanët” në rrjetet sociale.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera